Abonohu

Abonohuni në buletinin tonë për lajme mbi produktet dhe ofertat më të fundit

    Kujdesi ndaj klienetit: +355672003012

    Search

    Produktet Tona – Kafe në kapsula

    Kafe në kapsula


    Paketimi:

    – Kutia: 100 kapsula

    Mbulim në gjithë vëndin

    Për të gjitha produkte dhe shërbimet

    Suport i shpejtë për çdo kthim

    Mbi 1000 klient të kenaqur

    Kërkoni asistence teknike?

    Nëse keni probleme me makinën tuaj të tanishme të ekspresit ose nëse makina juaj e ekspresit nuk sjell cilësinë e dikurshme, silleni në dyqanin tonë të riparimit dhe ne do ta rregullojmë atë.

    Ekspres dhe kafe cilesore per shtepi. 

    Pse të nisni ditën tuaj me një vizitë në lokal kur mund të përgatisni një kafe të përkryer në komfortin e shtëpisë tuaj? Me kafenë dhe ekspresët e shumëllojshëm që ne ofrojmë ju mund të përjetojnë mrekullinë e një kafeje cilësore dhe aromatike në çdo moment të ditës.

    Përse është e rëndësishme që të zgjidhni ekspresin e duhur për shtëpinë tuaj?

    Çdo shtëpi ka veçoritë e saj. Ne ofrojmë një gamë të gjerë të ekspresëve për shtëpi me karakteristika dhe funksione të ndryshme, në mënyrë që ju të gjeni atë që përshtatet më së miri me preferencat dhe stilin tuaj të jetesës. Përdorimi i ekspresit të duhur do t’ju sigurojë një përvojë të lehtë dhe praktike në përgatitjen e kafesë.

    Llojet e Kafesë për Shtëpi

    Kafe me Bustina

    Kafe e pjekur me kujdes dhe e paketuar në bustina individuale

    Kafeja me bustina është zgjedhja e përsosur për ata që dëshirojnë një kafe të shpejtë dhe të shijshme. Ne ofrojmë kafe të përzgjedhur me kujdes nga plantacionet më cilësore dhe të paketuar në kapsula individuale për të siguruar freskinë dhe aromën e saj unike.

    Shumëllojshmëri shijesh dhe aromash

    Ne ofrojmë lloje të ndryshme të kafesë me bustina, duke përfshirë variantet popullore të kafesë arabike, italiane dhe shumë të tjera. Katalogu ynë ofron një diversitet shijesh dhe aromash për të plotësuar preferencat e secilit konsumator. Mund të zgjidhni midis variantave të lehta, të forta, kremoze, etj..

    Si të përgatisim një filxhan kafeje me bustina?

    Përgatitja e një filxhani të shijshëm kafeje me bustina është shumë e thjeshtë. Vetëm hapni bustinën, vendoseni në hapisër e dedikuar për të tek ekspresi, ndizeni ekspresin dhe përzgjidhni preferencat tuaja. Kaq thjeshtë dhe kafeja juaj do të jetë gati për t’u shijuar!

    Kafe e Bluar

    Pse kafeja e bluar është një zgjedhje e shkëlqyeshme për shtëpinë tuaj?

    Kafeja e bluar kërkon një proces të veçantë për përgatitjen e saj. Rezultati është një shije tërheqëse, e pastër dhe unikë. Kjo metodë përfshin përdorimin një ekspresi të posaçëm i cili funksionon me ujë të nxehtë dhe presion të kontrolluar. Këta ekspresë janë të dizanjuar për të nxjerrë esencën më të mirë nga të gjitha përzierjet e kafesë.

    Procesi i përgatitjes së kafesë së bluar në shtëp

    Me ekspresët që ne ofrojmë, ju mund të përgatitni lehtësisht kafenë e bluar në shtëpinë tuaj. Me një kombinim të kafesë së freskët dhe pajisjeve më moderne, ne sjellim pranë jusht aromën italiane të kafesë. 

    Cilat janë llojet e kafesë së bluar që ne ofrojmë?

    Ne ofrojmë një koleksion të pasur të kafesë së bluar, duke përfshirë variantet më të mira të kafesë arabike. Kështu ne sjellim pranë jush ngjyrat më të veçanta dhe shije të rralla. Shfletoni website-in tonë për të zbuluar më shumë rreth produketeve që ne ofrojmë.

    Ekspres për Shtëpi

    Ekspres për shtëpi të fjalës së fundit

    Ne jemi krenarë që ofrojmë gamën më të gjerë të ekspresëve për shtëpi, ku përfshihen modelet më të fundit dhe më të avancuara në treg. Çdo ekspres ka karakteristika të veçanta, ku përfshihen presioni i lartë të punës, sistem ngrohje optimal, funksione për kontrollit e temperaturës dhe shumë më shumë! Këto pajisje janë krijuar duke përdorur teknologji inovative për të siguruar një përgatitje të lehtë dhe shije perfekte. Zgjidhni ekspresin që i përshtatet më së miri nevojave dhe preferencave tuaja personale.

    Këshilla për zgjedhjen e ekspresit së përshtatshëm për nevojat tuaja

    Nëse nuk jeni i sigurt se cilin ekspres të zgjidhni, stafi ynë është këtu për t’ju ndihmuar. Bazuar në preferencat tuaja, sasinë e kafesë që dëshironi të përgatisni dhe llojin e kafesë që zgjidhni, ata do t’ju japin këshilla të specializuara dhe t’ju udhëzojnë drejt zgjedhjes së ekspresit më të përshtatshëm për ju dhe buxhetin tuaj.

    Udhëzime të për përdorimin dhe mirëmbajtjen e ekspresëve

    Kur zgjidhni Veronesi Caffe, ju zgjidhni një ekip që është gjithmonë pranë jush. Ne u mundësojmë klientëve tanë udhëzime të hollësishme për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve që ata zgjedhin. Qëllimi ynë është që të krijojmë një eksperiencë sa më të lehtë dhe të kënaqshme për ju.

    Pse duhet të zgjidhni Veronesi Caffe?

    Përvoja dhe tradita e gjatë në distribucionin e kafesë dhe ekspresëve:

    Veronesi Caffe ka qenë pjesë e tregut të kafesë dhe ekspresëve në Shqipëri për më shumë se 20 vjet. Kjo përvojë e gjatë së bashku me përkrahjen e klientëve tanë na ka bërë një emër të njohur dhe të besueshëm në këtë industri.

    Gamë e gjerë e shijeve të kafesë

    Llojet e ndryshme të kafesë që ne ofrojmë tejkalojnë pritshmëritë e çdo konsumatori. Nëse preferoni një kafe të lehtë, të fortë, të aromatizuar ose të gjitha bashkë, ne kemi pikërisht atë çfarë ju nevojitet. Duke filluar nga kafeja Arabike me prejardhje nga Amerika Latine e deri te përzgjedhjet me aroma spikatëse të frutave të pyllit, Veronesi Caffe ka diçka për çdo klient!

    Markat më të njohura të ekspresëve

    Ne bashkëpunojmë me marka të huaja dhe të certifikuara të ekspresëve të kafesë për të siguruar cilësi elitare dhe performancë optimale. Marka prestigjioze si Grimac, Spinel, Rdl, Sgl dhe shumë të tjera janë pjesë e asortimentit tonë.

    Dedikim maksimal ndaj klientit

    Tek Veronesi Caffe, klientët tanë zënë një vend të veçantë në zemrat tona. Në ndajmë një pasion të përbashkët për shijen e rafinuar të kafesë cilësore, ndaj dhe synimi ynë kryesor është që të gjithë ata që na besojnë të jenë të kënaqur me produktet dhe shërbimin tonë. Përkushtimi ynë ndaj cilësisë dhe kërkesave të klientit na bekuar më një klientelë besnike!

    Çmime të leverdishme për këdo

    Përpos cilësisë së shkëlqyer të produkteve tona, ne ofrojmë çmimet më konkurruese në treg, oferta të vazhdueshme dhe transport falas në të gjithë Shqipërinë. Ju zgjidhni shijen, me të tjerat merremi ne!

    Pyetje të Shpeshta (FAQs)

    Cilat janë llojet e kafesë me bustina më të mira për shtëpi?

    Ne ofrojmë një gamë të gjerë të llojeve të kafesë me bustina. Cilat janë më të mirat për shtëpinë tuaj varet nga preferencat personale. Mund të provoni kafe arabike, italiane, me ose pa kafeinë, ose shije të tjera veçanta dhe të zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë.

    Çfarë është kafeja e bluar dhe si përgatitet?

    Kafeja e bluar është një variant i bluar paraprakisht nga kokrrat e pjekura të kafesë. Për të përgatitur kafe të bluar në shtëpinë tuaj, ju nevojitet një ekspres i posaçëm. Pas disa hapash të thjeshtë, ju do të keni në dorë një kafe të mrekullueshme dhe aromatike!

    Cilat janë avantazhet e përdorimit të ekspresit të kafesë për shtëpi?

    Përdorimi i ekspresit të kafesë për shtëpi ju lejon të përgatisni kafenë tuaj të preferuar në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë. Ju mund të kontrolloni sasinë e kafesë, forcen dhe temperaturën e përgatitjes për të siguruar një përvojë të personalizuar.

    Si mund të zgjedh një ekspres të përshtatshëm për nevojat e mia?

    Zgjedhja e një ekspresi të përshtatshëm varet nga preferencat personale dhe nevojat tuaja. Ju mund të merrni parasysh faktorë të ndryshëm si cilësia, karakteristikat e ekspresit, kapaciteti i tij, kafeja që suporton dhe buxhetin që jeni të gatshëm të shpenzoni. Stafi ynë është përherë në dispozicion për t’ju ndihmuar në zgjedhjen e ekspresit ideal për ju.