Abonohu

Abonohuni në buletinin tonë për lajme mbi produktet dhe ofertat më të fundit

    Kujdesi ndaj klienetit: +355672003012

    Search

    Veronesi Caffe

    Foto qe ilustron disa pako kafeje

    Gjithçka që duhet të dini për jetëgjatësinë e kafesë

    Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në botë dhe duhet të dini se kafeja italiane është një nga më të mirat. Ka disa mënyra për të konsumuar kafenë dhe mënyra e përgatitjes së tyre mund të ndryshoj shijen. Një nga karakteristikat kryesore të kafesë është se ajo është e pasur me antioksidantë të cilët mund të jenë shumë të dobishëm për shëndetin tonë të përgjithshëm, përtej avantazhit të saj kryesor që është energjia që na jep.

    Nëse konsumoni kafe çdo ditë dhe e përgatisni vetë në shtëpinë tuaj, mund të pyesni veten se sa kohë mund të qëndroj e freskët pasi ta blini. Edhe pse janë bërë disa kërkime se sa kohë duhet të ruhet kafeja, ende nuk është caktuar një periudhë specifike. Në këtë blog, do të flasim për mënyrën e duhur të ruajtjes së të gjitha llojeve të kafesë, në mënyrë që ajo të ruajë të gjitha vetitë e saj dhe të qëndrojë sa më e freskët.

    Foto qe ilustron kokrra kafeje te pabluara

    Si të zgjasni jetëgjatësinë e kafesë

    Shumëllojshmëria e kafeve që mund të blini për t’i përdorur në shtëpinë tuaj janë projektuar të jenë të thata për të parandaluar mykun ose prishjen që mund të shkaktohet nga lagështia. Pra, nëse mund t’i ruani në mënyrën e duhur, ato kryesisht do të zgjasin për një kohë shumë të gjatë.

    Megjithatë, duhet të dini se mënyra e përgatitjes do të ndikojë në jetëgjatësinë e kafesë. Ndryshim do të bëjë edhe vendi ku vendosni ta ruani, qoftë frigorifer, dollap apo ngrirës. Duhet të keni parasysh se kokrrat e kafesë që ende nuk janë zier do të zgjasin më shumë se ato të ziera.

    Një mënyrë për ta bërë kafenë të zgjasë sa më shumë dhe për të ruajtur shijen e saj është ta mbani në një enë të mbyllur sepse nëse jo, shija dhe freskia do të fillojnë të veniten. Nëse vendosni ta mbani në frigorifer, duhet të dini se kafeja do të zgjasë më shumë, por shija e saj mund të ndikohet për shkak të temperaturave të ftohta. Për më tepër, ne do të diskutojmë llojet e ndryshme të tyre dhe mënyrën më të mirë për t’i ruajtur ato.

    Kokrrat e plota të kafesë

    Kur vendosni të blini kokrra kafeje të plota duhet të dini se ato vijnë në formën e tyre të plotë dhe nuk mund të përdoren pa bluar. Jetëgjatësia e tyre mund të ndryshojë nga disa javë deri në vite në varësi të mënyrës se si vendosni t’i ruani ato. Nëse i blini nga tregu do të vijnë të mbyllura dhe duhet t’i mbani në një dhomë ku nuk ka nxehtësi, lagështi dhe dritë. Nëse ndiqni udhëzimet që do të vendosen anash pakos, kokrrat do të mbesin të freskëta deri në datën e skadencës, e cila zakonisht do të jetë disa javë ose më shumë.

    Pasi të hapet pako e kokrrave të plota të kafesë, ato do të mund të përdoren për të paktën 1-3 javë dhe nëse dëshironi që ato të qëndrojnë të freskëta për më gjatë përdorni një enë hermetike për të shmangur lagështinë. Ena e kafesë duhet të mbahet larg dritës pasi mund të ndikojë në cilësinë e tyre. Gjithashtu, duhet të provoni ta ruani në një vend të thatë në temperaturën e dhomës.

    Siç e përmendëm më parë, kokrrat e kafesë mund të ruhen edhe në frigorifer. Megjithatë, duhet të dini se shija dhe cilësia nuk do të jenë më të njëjta. Nëse vendosni të provoni këtë metodë, sigurohuni që të mos ketë ujë në enën ku do të vendosni kafenë pasi mund të krijojë lagështirë.

    Përpara se të blini kokrra kafeje të plota, duhet të dini se çdo paketë ka një datë në të cilën janë pjekur dhe duhet t’i hidhni një sy nëse dëshironi që kafeja të jetë e cilësisë më të mirë. Nëse konsumoni kafe të ndenjur për disa kohë, kjo nuk do t’ju bëjë keq për shendetin, thjesht nuk do të ketë të njëjtën shije dhe freski. Cdo pako ka valvula, të cilat i ngjajnë vrimave të vogla rrethore, dhe bëjnë të mundur që dioksidi i karbonit që formohet pas pjekjes të largohet nga kafeja e paketuar. Kjo mund të rrisë freskinë dhe jetëgjatësinë e saj.

    Foto qe ilustron kafe te bluar

    Kafeja e bluar

    Ndryshe nga kokrrat e plota të kafesë, kafeja e bluar është gati për t’u përdorur. Data e skandencës do të jetë e vendosur në pako dhe kafeja do të qëndrojë e freskët deri në atë datë. Pasi të hapet pako, mënyra më e mirë për ta ruajtur është duke e mbajtur në një enë që pengon hyrjen e dritës dhe ajrit dhe të qëndrojë në temperaturën e dhomës. Nëse e ruani në këtë mënyrë do të mund ta përdorni kafen për të paktën 1-2 javë pa i humbur shija. Nëse shtëpia juaj është një mjedis me lagështi, do të ishte më mirë ta ruanit enën e kafesë në frigorifer për të shmangur lagështinë. Në këtë mënyrë kafeja do të qëndrojë e freskët deri në dy javë ose 1 muaj.

    Ekzistojnë dy lloje të kafesë së bluar, kafeja e menjëhershme dhe paketimet e hapura të kafesë së çastit. Të dyja këto opsione kanë një jetëgjatësi të gjatë nëse mbahen në mënyrën e duhur dhe nëse përdoren deri në datën e tyre të skadencës, ato do të qëndrojnë të freskëta, gjë që do ta bëjë shijen më të mirë.

    Kafeja e çastit për shembull mund të zgjasë deri në 20 vjet nëse mbahet në një vend të errët dhe të thatë në një enë pa ajër. Gjithashtu paketimet e hapura të kafesë së çastit mund të zgjasin për një kohë të gjatë nëse ruhen në mënyrën e duhur.

    Një lloj tjetër i kafesë së bluar janë pakot e kafesë që përdoren në aparatet e ekspresit dhe janë vetëm një përdorimshe. Ato janë në pako të mbyllura, kështu që nuk është e nevojshme t’i mbani në një enë pa ajër, thjesht duhet të shmangni dritën dhe nxehtësinë. Duhet të keni parasysh të kontrolloni datën e tyre të skadencës për të parë nëse janë të freskëta apo jo. Megjithatë duhet të dini se edhe nëse konsumoni kafe pas kësaj date, nuk do t’ju shkaktojë ndonjë problem, thjesht shija e saj nuk do të jetë aq e freskët dhe e shijshme.

    Foto qe ilustron kafe me kapsula per ekspres

    Kafe Espresso 

    Espresso është një lloj kafeje e koncentruar e cila bëhet duke përdorur ujë të nxehtë me presion të lartë dhe kokrra kafeje të bluara imët. Kafeja e zier është çdo kafe e krijuar nga përzierja e ujit të nxehtë me kokrrat e bluar të kafesë. Espresso përmban një shtresë “kremi” sipër që formohet si rezultat i flluskave të ajrit që ndërveprojnë me vajrat e kafesë, duke e bërë atë më të trashë se kafeja e zakonshme. Ajo mund të konsumohet edhe pas disa orësh nëse mbahet në një enë të mbyllur. Megjithatë, kjo varet nëse kafeja ka qumësht ose krem. Nëse nuk ka asnjë nga këta përbërës atëherë kafeja do të mund të konsumohet për të paktën deri në 4 orë, ndërsa nëse ka qumësht duhet ta pini të paktën brenda një ore.

    Një mënyrë e mirë për të ruajtur kafenë e zier është ta ruani në frigorifer ose në ngrirje, por duhet të merrni parasysh se shija e saj nuk do të jetë e njejtë pasi do të humbasë freskinë. Nëse kafeja ka qumësht ose krem, mos e ruani në frigorifer por mundohuni ta pini brenda një ore nëse është ruajtur në temperaturën e dhomës, pasi qumështi mund të prishet dhe mund t’ju sëmurë.

    Nëse doni shijen më të mirë, ekspresi i zier, ashtu si kafeja e zier, duhet të konsumohet menjëherë. Shija e kafesë do të fillojë të përkeqësohet nëse ajo qëndron për më shumë se disa orë në temperaturën e ambientit ose disa ditë në frigorifer në një enë të mbyllur.

    Kafeja e Ftohtë

    Kokrrat  e kafesë zhyten në ujë në temperatura të ftohta për një kohë të konsiderueshme për të prodhuar kafenë e ftohtë. Përafërsisht do të duhen 12 deri në 24 orë duke njomur kokrrat e grimcuara trashë në ujë. Zakonisht uji duhet të jetë në temperaturë normale, megjithëse uji i ftohur mund të përdoret gjithashtu. Nëse ruhet në frigorifer, kafeja do të qëndrojë e freskët për rreth 7-10 ditë. Megjithatë, nëse ka qumësht ose krem, duhet ta konsumoni brenda 2 orëve ose ta mbani të mbyllur për 1-2 ditë. Por duhet të kini kujdes që ta kontrolloni përpara se ta konsumoni për shenja myku ose erë të çuditshme.

    Mënyra e duhur për të ruajtur kafenë e ftohtë është pak ndryshe nga metodat e tjera. Mbushni kubat e akullit me kafe dhe vendosini të ngrijnë për disa orë derisa të ngurtësohen plotësisht. Pas kësaj, mund t’i vendosni në një enë ose qese të mbyllur. Nëse vendosni ta ruani kafenë në këtë mënyrë, përdorni kubat gjatë 2 javëve të ardhshme sepse shija dhe freskia nuk do të kenë humbur. 

    foto qe ilustron pako me kafe ne shtitje

    Rreziqet e konsumimit të kafesë së skaduar ose të ruajtur në mënyrë jo të duhur

    Nuk ka rreziqe shëndetësore që lidhen me konsumimin e kafesë së prishur ose të ruajtur në mënyrë jo të duhur, megjithatë, duhet të dini se shija e saj nuk do të jetë e njëjtë. Nëse jeni të shqetësuar se pirja e kafesë pas datës së skadencës do t’ju sëmurë, mos u shqetësoni; nëse ruhet siç duhet, shëndeti juaj do të jetë i sigurt. Edhe pse nuk ka të njëjtjën shije si kafeja e sapo bërë, kafeja e vjetër nuk përbën rrezik.

    Megjithatë, nëse shihni ndonjë shenjë të dukshme prishje si myku, era e çuditshme ose çngjyrosja në kafe, është më mirë ta hidhni, veçanërisht nëse ka qumësht ose krem të shtuar. Kjo për faktin se qumështi mund të formojë baktere për një kohë të shkurtër dhe nëse e konsumoni mund të shkaktojë shqetësime në stomak, duke rezultuar në dhimbje barku, të vjella dhe diarre.

    Në fund të fundit

    Jetëgjatësia e kafesë varet nga lloji dhe mënyra e ruajtjes së saj dhe zakonisht, shumica e tyre duhet të ruhen në temperaturën e dhomës dhe larg lagështisë, nxehtësisë, dritës dhe ajrit. Mënyra më e mirë për ruajtjen e saj është ta mbani atë në pako të pahapura ose në enë hermetike. Kjo do ta bëjë të mundur që kafeja të ruajë freskinë dhe shijen e saj. Një mënyrë tjetër ruajtje është vendosja në frigorifer ose në ngrirje në enë të mbyllura për të shmangur lagështinë.

    Në përgjithësi, pirja e kafesë së prishur nuk do të dëmtojë shëndetin tuaj; thjesht shija nuk do të jetë e këndshme. Lexoni me kujdes blogun tonë për të mësuar se si të ruani lloje specifike kafeje në mënyrën më të mirë. Gjithashtu mbani mend se nëse shtoni qumësht ose krem, duhet të jeni më të kujdesshëm dhe të shikoni për ndonjë shenjë prishjeje përpara se ta konsumoni.

    Leave
    a comment