Abonohu

Abonohuni në buletinin tonë për lajme mbi produktet dhe ofertat më të fundit

    Kujdesi ndaj klienetit: +355672003012

    Search

    Veronesi Caffe

    Efektet e kafesë në trurin tuaj

    Pothuajse të gjithë njerëzit në botë e konsumojnë kafenë, dhe kjo e bën atë një nga pijet më të pëlqyera. Disa e konsumojnë për t’u zgjuar në mëngjes dhe disa gjatë ditës. Kafeja do t’ju mundësojë rritjë energjie dhe do t’ju bëjë gati për ditën ose për ndonjë aktivitet fizik për shkak të nivelit të lartë të kafeinës. Përkundër kësaj, studimet e shumta kanë treguar se pirja e shpeshtë e kafesë ka shumë efekte pozitive në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Kafeja gjithashtu ul mundësinë e zhvillimit të disa sëmundjeve të ndryshme nëse konsumohet në sasinë e duhur. Në këtë blog ne do të përqendrohemi më shumë në efektin e kafesë dhe përbërësve të saj në tru dhe proceset tona konjitive.  

    foto qe ilustron lloje te ndryshme kafeje ne shitje

    Përbërësit kryesor aktivë në kafe

    Përbërësit kryesor aktivë që janë të pranishëm në kafe, duke përfshirë qindra përbërës bioaktive, kontribuojnë në përfitimet shëndetësore që kjo pije ofron për shëndetin tonë mendor dhe trurin. Shumë nga këto komponime bioaktive janë antioksidantë që dihet se pastrojnë dhe luftojnë dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira të dëmshme në qelizat tuaja. Për më tepër, ne do të përshkruajmë disa nga përbërësit aktivë më të rëndësishëm të pranishëm në kafe dhe rolin e tyre:

    • Kafeina. Kafeina, e cila është përbërësi kryesor aktiv i kafesë, aktivizon sistemin nervor qendror.
    • Acidet klorogjenike. Disa procese biologjike, duke përfshirë metabolizmin e sheqerit në gjak dhe presionin e lartë të gjakut, mund të përfitojnë nga këta antioksidantë polifenol.
    • Cafestol dhe Kahweol. Këto substanca janë të bollshme në kafenë e pafiltruar dhe janë të pranishme në vajin natyral të saj. Edhe pse sasia e diterpeneve në kafe ndryshon në varësi të procesit të zierjes, të dy vajrat mund të rrisin nivelet e kolesterolit total dhe të lipoproteinës me densitet të ulët (LDL).
    • Trigonelin. Meqenëse kjo molekulë alkaloide është e paqëndrueshme në temperatura të larta, ajo shndërrohet në acid nikotinik, ose niacin (vitaminë B3), gjatë pjekjes. Ajo funksionon duke ndikuar në rigjenerimin e qelizave, sekretimin e insulinës, aktivitetin e enzimës së metabolizmit të glukozës, speciet reaktive të oksigjenit, shtrirjen aksonale dhe ngacmueshmërinë e neuroneve.

    Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm se filxhanë të ndryshëm kafeje mund të kenë përqendrime të ndryshme të këtyre përbërësve.

    Si ndikon kafeja në tru?

    Një pyetje e bërë shpesh është si ndikon kafeja në tru dhe në sistemet e tij dhe përgjigja është se konsumimi i saj mund të ndikojë në disa mënyra të ndryshme. Ndërveprimet midis receptorëve të kafeinës dhe adenozinës mendohet të jenë shkaku kryesor i efekteve pasi këta receptorë inkurajojnë gjumin.

    Adenozina mund të lidhet me receptorë të caktuar në neuronet e trurit tuaj dhe zvogëlon prirjen e neuroneve për t’u aktivizuar kur lidhet me këta receptorë, kështu që kjo do të ngadalësojë aktivitetin neuronal. Adenozina shpesh grumbullohet gjatë ditës dhe përfundimisht ju bën të përgjumur gjatë natës. Për shkak të strukturave të tyre të ngjashme kimike, kafeina dhe adenozina do të konkurrojnë me njëra-tjetrën për të lidhur të njëjtët receptorë. Kafeina do t’ju mbajë zgjuar dhe do të rrisë vigjilencën tuaj duke parandaluar që adenozina të ngadalësojë aktivitetin e trurit.

    Foto qe ilustron lidhjen e kafese dhe produktivitetit

    Efekti i kafeinës në vëmendjen, fokusin dhe produktivitetin

    Nëse keni probleme për t’u përqëndruar ose për të qëndruar të vëmendshëm, kafeja mund të jetë një ndihmë e madhe. Pirja e kafesë mund të ndikojë ndjeshëm në performancën tuaj në disa mënyra, duke përfshirë vëmendjen, produktivitetin dhe fokusin. Do t’ju ofrojë më shumë energji dhe motivim kur duhet të punoni pasi do të rris ndjeshëm nivelet e energjisë.

    Nëse e konsumoni rrallë, kafeina mund të ketë një ndikim të madh. Ju mund të përjetoni një valë energjie dhe fokusi dhe mund të zbuloni se jeni më aktiv dhe të motivuar. Por nëse konsumoni shumë kafeinë, mund të përjetoni nervozizëm ose ankth dhe disa efekte të tjera anësore të saj. Individët që konsumojnë shpesh kafeinë mund ta teprojnë dhe do të përjetojnë rrahje zemre të rritura ose probleme me stomakun.

    Kafeja dhe lodhja

    Arsyeja kryesore pse njerëzit pinë kafe është të ndihen më vigjilent dhe më energjik. Megjithatë rritja e energjisë,do të zgjasë vetëm për një kohë të shkurtër pas konsumimit dhe më pas do të ndjeni nevojën për një filxhan tjetër për të ruajtur të njëjtin nivel energjie dhe produktiviteti.

    Për të qenë sa më të sigurt, nëse nuk doni të prishni orarin tuaj të gjumit, mos konsumoni pije që përmbajnë kafeinë pasdite ose natën, pasi kafeja mund të ketë ndikim të kundërt dhe të ul cilësinë e gjumit në vend që të ulë lodhjen dhe sic e dimë nëse nuk bëni mjaftueshëm gjumë mund të ndiheni akoma më të lodhur. 

    Kafeja mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit

    Shkaku kryesor global i demencës është sëmundja e Alzheimerit. Ajo fillon të përparojë gradualisht përpara se të bëhet më e rëndë. Humbja e kujtesës, si dhe problemet me të menduarit dhe sjelljen, janë të gjitha simptoma të Alzheimerit. Nuk ka asnjë trajtim të njohur për këtë gjendje deri më tani.

    Sëmundjet si Alzheimer ose forma të tjera të demencës mund të ndikohen nga zgjedhjet tuaja të dietës dhe lloji i ushqimeve që konsumoni. Pra, është interesante se si pirja e rregullt dhe e moderuar e kafesë është lidhur nga studime të ndryshme me një shans të zvogëluar prej 65% të zhvillimit të Alzheimerit, që është një avantazh shumë i madh.

    Foto qe ilustron nje te moshuar i cili po konsumon kafe per benefitet e saj per shendetin

    Kafeja dhe sëmundja e Parkinsonit

    Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim afatgjatë i sistemit nervor qendror që karakterizohet nga humbja e qelizave nervore sekretuese të dopaminës në tru, të cilat janë thelbësore për veprimin tonë muskulor. Sëmundja e Parkinsonit prek më së shumti lëvizjen dhe shpesh përfshin dridhje. Meqenëse nuk ka kurë për këtë gjendje, parandalimi është thelbësor. Disa studime sugjerojnë se kafeja mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjes së Parkinsonit. Njerëzit që konsumonin tre filxhanë kafe në ditë kishin 29% më pak rrezik të preken nga sëmundja e Parkinsonit, sipas disa kërkimeve. Komponenti aktiv që është përgjegjës për këto veti të dobishme të kafesë është kafeina.

    Në fund të fundit

    Ajo cfarë duhet të dini është se kur kafeja konsumohet në sasinë e duhur ,ajo do të ofrojë shumë benefite për shëndetin tonë mendor. Konsumimi i saj do të ofrojë avantazhe afatshkurtra dhe afatgjata si përmirësimi i humorit, vëmendjes, niveleve të energjisë dhe motivimit. Studimet kanë treguar gjithashtu prova të mjaftueshme se konsumimi i pijeve që përmbajnë kafeinë do t’ju mbrojë nga zhvillimi i problemeve mendore si Alzheimer dhe Parkinson.

    Gjithashtu duhet të keni parasysh që sasia e kafesë që duhet të pini duhet të jetë e moderuar pasi nëse e teproni mund të shkaktojë vështirësi në gjumë, ankth dhe rrahje zemre. Kafeina nuk është për të gjithë. Fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna ose njerëzit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme mjekësore mund të përjetojnë disa efekte anësore.

    Në këtë artikull, ne kemi eksploruar përfitimet e mëdha që ka kafeja në trurin e njeriut dhe ndikimin e saj në funksionin tonë të përditshëm. Siç e përmendëm më parë, studimet kanë treguar se përdorimi i saj në mënyrë të rregullt mund të përmirësojë disa funksione të ndryshme të trurit.  Nëse pini kafe, tashmë i dini disa nga përfitimet e saj, por nëse nuk e konsumoni, mund të filloni ta konsideroni ta përfshini atë në dietën tuaj duke filluar që tani.

    Leave
    a comment