Abonohu

Abonohuni në buletinin tonë për lajme mbi produktet dhe ofertat më të fundit

    Kujdesi ndaj klienetit: +355672003012

    Search

    Veronesi Caffe

    9 Perfitime te kafes

    9 Përfitime Të Kafes që nuk gjënden në asnjë produkt tjetër

    Kafeja që të gjithë e njohim dhe pimë bën më shumë sesa thjeshtë na zgjon nga gjumi në mëngjes. Nëse konsumohet në sasinë e duhur, studimet tregojnë se ajo ka shumë benefite për shëndetin tonë. Mbi 2.25 miliardë filxhanë kafeje konsumohen në botë çdo ditë, ndaj do të ishte mirë të dinim se sa ndikim ka kjo pije në shëndetin tonë të përgjithshëm.

    Hulumtimet e fundit tregojnë se kafeja bën më shumë sesa rrit energjinë tuaj në mëngjes, ajo gjithashtu ul rrezikun e diabetit të tipit 2, depresionit dhe ndihmon me humbjen e peshës dhe shëndetin mendor.Thënë kështu, pirja e kafesë në dozën e duhur do t’ju ndihmojë, përveç se nëse jeni shtatzënë ose në gji, atëherë duhet të kufizoni ose shmangni fare pirjen e saj. Në këtë blog, ne do të diskutojmë 9 avantazhet kryesore të kafesë që mund të mos i dini dhe mund t’ju duken interesante.

    Science Behind Energy Levels: How to determine the best level of energy for a job - iLuminate

    Rrit Nivelet E Energjisë

    Një nga përfitimet më të njohura të kafesë është rritja e nivelit të energjisë. Për shkak se përmban kafeinë e cila është një stimulues natyral që bllokon receptorët e neurotransmetuesve të quajtur adenozinë, kjo substancë ndikon në tru duke luftuar lodhjen dhe duke rritur nivelet e energjisë, përfshirë dhe dopaminën. Disa studime tregojnë se gjatë aktivitetit fizik nivelet e energjisë do të rriten më shumë duke rritur gjithashtu dhe nivelin e përqëndrimit.

    Mund Të Ulë Rrezikun E Diabetit Të Tipit 2

    Një benefit tjetër i konsumimit të rregullt të kafeinës është ulja e rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2. Shumë studime, tregojnë se çdo filxhan kafe që njerëzit konsumonin në ditë lidhej me një rrezik 6% më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

     

    Për shkak se është e pasur me antioksidantë, kafeja ka aftësinë të kujdeset dhe të ruajë funksionin e qelizave beta që ndodhen në pankreas, të cilat rregullojnë prodhimin e insulinës për të ruajtur nivelet normale të sheqerit në gjak. Do të ndikojë gjithashtu në ndjeshmërinë e niveleve të insulinës, metabolizmit dhe inflamacionit, të cilat kontribuojnë gjithashtu në formimin e diabetit të tipit 2.

    Mund Të Suportojë Shëndetin E Trurit

    Edhe pse asgjë nuk është vërtetuar ende, disa kërkime tregojnë se kafeja mund të jetë e dobishme në disa çrregullime neurologjike si Parkinson dhe Alzheimer të cilat prekin shumë njerëz. Studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë rregullisht kafeinë gjatë jetës së tyre kanë më pak shanse për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit dhe gjithashtu tregojnë se zhvillimi i saj do të ulet me kalimin e kohës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me sëmundjen e Alzheimerit, personat që konsumojnë kafe gjatë jetës së tyre kanë më pak shanse për të zhvilluar këtë çrregullim. Në përgjithësi, studimet kanë treguar se konsumimi i kafesë ka shumë përfitime në aspektin e shëndetit mendor.

    Taking care of brain health and cognition is easy with these simple tips - News | UAB

    Mund Të Ndihmojë Me Humbjen E Peshës

    Konsumimi i rregullt i kafesë gjithashtu mund të nxisë menaxhimin e shëndetshëm të peshës dhe të ndihmojë në humbjen e saj në mënyrë të shëndetshme. Kafeja do të ndihmojë në uljen e përqindjes së yndyrës në trup, duke i ndihmuar njerëzit të arrijnë trupin dhe peshën e dëshiruar. Për shkak se i ndihmon njerëzit të jenë më aktivë, do të promovojë gjithashtu një mënyrë jetese më të shëndetshme dhe do të jetë e dobishme për menaxhimin e peshës. Studimet tregojnë gjithashtu se kafeja funksionon më mirë tek meshkujt sesa tek femrat. Për më tepër, konsumimi i dy filxhanëve në ditë është më i dobishëm për promovimin e aktivitetit fizik sesa pirja e vetëm një filxhani kafe në ditë.

    Suporton Shëndetin E Zemrës

    Shëndeti i zemrës është i lidhur me konsumimin e kafesë dhe disa studime tregojnë përfitimet që konsumimi i saj ka për të suportuar dhe pasjen e një zemre të shëndetshme. Një filxhan kafe në ditë do të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës me 15% dhe konsumimi i katër filxhanëve në ditë do të ulë rrezikun e një ataku kardiak me 21%.

    Këto përmirësime kardiovaskulare shoqërohen me rrezik më të ulët për:

    • Zhvillimin e sëmundjes koronare të zemrës
    • Mundësinë për infrakt
    • Probleme me rrahjet e zemrës

    Megjithatë, ka disa disavantazhe kur bëhet fjalë për konsumimin e kafesë nëse vuani nga problemet kardiovaskulare dhe problemi më i madh është efekti i kafeinës. Për shkak se kafeja ka një nivel të lartë të kafeinës që është rreth 100 mg për filxhan, rrahjet e zemrës do të rrisin presionin e gjakut, duke shkaktuar stres, ankth dhe rrahje të parregullta të saj, dhe kjo është arsyeja pse rekomandohet të pini rreth katër filxhanë kafe në ditë dhe jo më shumë.

    Ul Rrezikun E Depresionit

    Një tjetër përfitim i mahnitshëm i kafesë është ulja e rrezikut të depresionit dhe disa studime janë bërë për të vërtetuar këtë fakt. Është e mahnitshme që kafeja mund të ulë rrezikun e depresionit me 8% nëse konsumoni një ose dy filxhanë në ditë. Në varësi të sasisë së kafesë që pini në ditë, rreziku i depresionit do të ulet më shumë. Lidhja midis këtyre dy faktorëve nuk ndalet këtu, sepse një studim i bërë me më shumë se 200,000 njerëz tregon se njerëzit që kanë konsumuar kafe gjatë jetës së tyre shfaqin një rrezik më të ulët për të pasur mendime depresive dhe për të vdekur nga vetëvrasja.

    Megjithatë, duhet të dini se në raste kur pacienti diagnostikohet me depresion kafeja duhet të konsumohet me masë. Duhet ti jepni kohë trupit tuaj përpara se të pini filxhanin e parë të kafesë gjatë ditës për të lejuar që nivelet e kortizolit të rriten në mënyrë natyrale. Më e mira është ta konsumoni kafenë kur filloni të ndjeni se nivelet e kortizolit po ju bien dhe filloni të ndiheni më të lodhur. Nëse vuani nga pagjumësia ose gjendje të tjera gjumi si insomnia athër duhet të shmangni pirjen e kafesë gjatë natës.

    Anxiety & Depression - Beaumont Emergency Hospital

    Mund Të Ndihmojë Në Trajtimin e Sëmundjeve Të Mëlçisë

    Kafja jo vetëm që mbron nga problemet e mëlçisë, por gjithashtu promovon dhe suporton një mëlçi të shëndetshme, duke e mbrojtur atë nga sëmundjet e mundshme. Disa studime tregojnë se konsumimi i dy filxhanëve kafe në ditë do të ulë rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë dhe zhvillimin e kancerit tek njerëzit që tashmë vuajnë nga këto probleme.

    Studimet gjithashtu treguan se rreziku i vdekjes nga sëmundjet kronike të mëlçisë u ul me 15% nëse njerëzit konsumonin një filxhan në ditë dhe 71% kur konsumonin katër filxhanë kafe çdo ditë. Hulumtimet e bëra kohët e fundit tregojnë gjithashtu se konsumimi i kafesë ishte i lidhur me uljen e mundësisë të ngurtësimit të mëlçisë, që është një masë që profesionistët e kujdesit shëndetësor përdorin për të vlerësuar fibrozën, i cili është formimi i indit mbresë në këtë organ.

    Provat tregojnë se:

    • Pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri më shumë se 1000 studime tek njerëzit, konfirmoi se pirja e dy ose më shumë filxhanëve kafe në ditë do të parandalojë zhvillimin e kancerit në zonën e mëlçisë.
    • Kafeja zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të mëlçisë si fibroza dhe cirroza.
    • Nëse pacienti ka zhvilluar tashmë një sëmundje në këtë zonë, pirja e kafesë do të ngadalësojë zhvillimin e saj.
    • Nuk ka rëndësi se si përgatitet kafeja, qoftë e çastit, ekspres apo e filtruar, përfitimet do të jenë të njëjta, ndaj zgjidhni mënyrën që ju pëlqen dhe shijojeni.Mund Të Rrisë Performancën Atletike

    Kafeja përdoret shpesh për të rritur performancën atletike dhe shpesh përdoret nga atletët që kërkojnë të bëjnë më të mirën e tyre dhe të rrisin nivelet e energjisë. Në këto raste, kafeja përdoret si një ndihmës ergogjenik i njohur ndryshe edhe si përmirësues i performancës duke rritur nivelet e energjisë e cila bën që atletët të performojnë më mirë dhe të jenë më energjikë. 

    Konsumimi i kafesë para stërvitjes tregon një rritje të madhe të qëndrueshmërisë dhe ul nivelin e lodhjes nga stërvitja. Performanca fizike tregon një përmirësim të madh, duke e bërë vrapimin dhe ecjen shumë më të shpejtë pa u lodhur lehtë përtej faktorëve si mosha, yndyra në bark dhe nivelet e aktivitetit fizik. Megjithatë, ky nuk është rasti për të gjithë, sepse disa njerëz mund të ndikohen ndryshe nga konsumimi i kafeinës sesa të tjerët.

    Mund Të Promovojë Një Jetë Të Gjatë

    Siç e përmendëm kafeja ka shumë përfitime shëndetësor , dhe besohet se konsumimi i saj nxit një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë. Disa studime tregojnë se konsumimi i dy ose katër filxhanëve kafe në ditë do të zvogëlojë rrezikun e vdekjes, pavarësisht nga faktorët si mosha, statusi i peshës dhe konsumimi i alkoolit. Kafeja gjithashtu do të ulë rrezikun e zhvillimit të kancerit dhe rrezikun e vdekjes prej tij. 

    Pavarësisht përfitimeve të shumta, ende nuk ka prova të mjaftueshme për të thënë përfundimisht se pirja e kafesë do të rezultojë në një jetë më të gjatë, por gjithsesi mund të ndihmojë. Sidoqoftë, mos konsumimi i asnjë sasie kafeje mund të nënkuptojë humbjen e shumë përfitimeve shëndetësore që ka kafeina, antioksidantët dhe përbërësit e tjerë aktiv në pije që ndihmojnë në shëndetin tonë të përgjithshëm.

    Italian coffee style: the EspressoItalian feelings

    Si Përfundim

    Si përfundim, konsumimi i kafesë dhe përfitimet e saj shëndetësore janë studiuar shumë dhe për një kohë shumë të gjatë. Aftësia e kafes për të rritur nivelet e energjisë, për të promovuar një mëlçi dhe zemër të shëndetshme, për të përmirësuar performancën atletike dhe për të mbrojtur trupin tuaj nga sëmundjet kronike janë vetëm disa nga përfitimet e pirjes së rregullt të kafesë. 

    Megjithatë, duhet të dini se në disa raste, marrja e kafesë duhet të kufizohet në disa njerëz, duke përfshirë gratë që ushqejnë me gji ose janë shtatzënë, personat nën 18 vjeç dhe individët që vuajnë nga disa kushte shëndetësore që nuk e tolerojnë konsumimin e kafeinës. Gjithashtu duhet të dini se kafeja duhet konsumuar me moderim. Tre deri në katër filxhanë kafe në ditë konsiderohen të sigurta dhe do të ofrojnë benefite të shumta në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Pra, nëse nuk konsumoni kafe, mund të filloni të mendoni konsumimin e saj, duke parë përfitimet e mëdha që ofron.

    Leave
    a comment